Ish futbollisti i Shkëndijës, Fazlagiç më i mirë tek të rinjët, ja edhe gjitha çmimet në këtë kategori

Sonte Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një gala mbrëmje po shpërblen më të mirët në futbollin vendor për sezonin 2017/2018. Ish futbollisti i Shkëndijës, Enis Fazlagiç, që tashmë është pjesë e skuadrës sllovake të Zhilinës ka fituar çmimin e futbollistit të ri më të mirë.

Këtë çmim Falzagiç e pranoi nga ish reprezentuesi i Maqedonisë Vlatko Grozdanovski, ndërsa çmimin e goleadorit e pranoi futbollisti aktual i FC Shkupit, Jahja Abdulhadi.

Si klub më i mirë në kategorinë e të rinjëve u shpall skuadra tetovare e Shkëndijës, ndërsa trajneri i tyre, Bekim Osmani morri çmimin për trajnerin më të mirë.

Leave a Reply