Basri Latifi: Stoilov lojtar i ndikuar nga politika dhe nacionalist, mjerrim për gjestin anti-sportiv!

Skandali i Stojançe Stoilovit mbrëmë në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2018 nga Agjencioni për Rini dhe Sport ngriti shumë reagime dhe kritika ndaj tij në opinion. Përkrahë disave që përkahën gjestin e turpshëm që bëri Stoilovi, duke lëshuar manifestimin për shkak të gjuhës shqipe, shumë të tjerë ishin zë kritik, duke e cilësuar atë sig jest anti-sportist dhe nacionalizëm. Për të njejtën ngjarje ka komentuar edhe hendbollisti i KH Rinia, Basri Latifi.

“Stojançe Stoilov, një lojtar i paskrupullt i pa matur dhe i ndikuar shumë politikisht, qysh në kohën e Gruevskit shtireshte patriot dhe këndonte këngë të tipit “kletite shiptari”, çka mund të presish nga ky lloj i tipit të prapambetur që bëhet kinse i pengon gjuha shqipe a të gjithë e dijmë se e ka nga frustracioni të cilin nuk e shpallën si lojtar të vitit. E lëshon tubimin kinse i revoltuar dhe e bën problemin politik, duke na bërë të ditur se ai është i ndikuar politikisht. Mjerrim dhe keqardhje kur e kupton se nacionalizmi i shekullit XIX (19) ende ka ngelur te ata”, ka thënë Basri Latifi.

Leave a Reply