Merret vendimi për tifozët e Interit!

Gjykatësi sportiv në Itali vepron me dorë të hekurt ndaj Interit. Klubi zikaltër është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe një tjetër pa sektorin e tifozëve ultras të ashquajturin Curva Nord, për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në sfidën mes zikaltërve dhe Napolit. Koret raciste që kanë përdorur tifozët e Interit ndaj mbrojtësit të Napolit Koulibaly, kanë detyruar gjykatësin sportiv të dënojë një nga tifozeritë më të zjarrta në botë, pasi në Itali, Interi nuk ka rivalë përsa i përket numrit të tifozëve në stadium pasi është klubi që ka numrin më të madh të fansave që i ndjekin ndeshjet nga shkallët e San Siros.

Megjithatë në këtë vendim të gjykatësit sportiv ndikoi edhe sjellja e tifozerisë zikaltër jashtë stadiumit aty ku një pjesë fansave të Interit sulmuan tifozët e Napolit dhe nga ku humbi jetën një tifoz i klubit milanez dhe u plagosën 4 napoletanë. Në këtë mënyrë San Siro do të jetë bosh në ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Interit dhe Beneventos, gjithashtu në sfidën shtëpiake për Serinë A Inter-Sassuolo ndërsa tifozët ultras zikaltër do të mungojnë edhe në takimin Inter-Bologna sërish për kampionat.

Leave a Reply