“Bombë” nga Italia, ‘Serie A’ mund të pezullohet


Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka thënë se po mendon që të pezullojë ndeshjet e kategorisë së parë pas skenave të dhunës të shfaqura para fillimit të ndeshejs derbi midis Interit dhe Napolit, ku si pasojë humbi jetën edhe një tifoz, por edhe ofendimeve raciste në drejtim të lojtarit të Napolit Kalidu Kulibali.

“Është diçka që do ta marrim në konsideratë”, – tha Gravina për “Il Messaggero”.

“Duhet të koordinohemi, kemi probleme me rendin publik dhe duhet të vendosim nëse do të luhet futboll apo jo. Jam i shqetësuar nga kjo klimë surreale. Edhe disa prej lojtarëve në “San Siro” ishin nervozë” – u shpreh numri një i futbollit italian.

Mirëpo edhe pse u shqyrtua ndërpreja e ndeshjeve të ‘Serie A’, në fund krerët më të lartë të futbollit italian vendosën që ndeshjet e javës së 19-të, të zhvillohen të shtunën sipas plan programit të mëparshëm.

Leave a Reply