Rabotniçki prezanton edhe një brazilian

Rabotniçki në rradhët e veta brenda pak ditëve ka sjellë edhe brazilianin e dytë, pas Zhuninjo Kabral. Fjala është për Assuerio Barbosa de Sousa Zhunior, i cili te ‘romantikët’ vjen nga rradhët e  skuadrës braziliane të Anapolis GO.

Assuerio luan në repartin ofenziv, ndërsa me skuadrën nga Parku i Qytetit ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2020.

Braziliani 25-vjeçar menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje, ndërsa vlen të ceket se përveç karrierës së tij në Brazil, ai për dy vite ka luajtur edhe në Bahrein me ekipin e Al Rifa.

Assuerio është përforcimi i 6-të në këtë afat kalimtarë te Rabotniçki, drejtuesit e së cilës skuadër më parë prezantuan edhe Bazhe Ilijoski, Dejan Bllazhebskin, Zhuninjo Kabralin dhe dy bullgarët, Nikolaj Dilgerov dhe Emil Vijaçki.

Leave a Reply