Ish futbollisti i FC Shkupit mendon për barazimin e Akademia Pandev

Akademia Pandev gjatë ditës së sotme në Strumicë zhvilloi takimin e dytë kontrollues, duke matur forcat me skuadrën e Ligës së dytë bullgare, Strumska Slava, njofton ‘infOSport.mk’.

Për dallim nga ndeshja e parë kur kishin demoluar Bellasica Petriç, sot të besuarit e trajnerit Jugosllav Trençovski kishin barazuar me rezultatin 1:1, edhe atë falë golit të shënuar nga ish futbollisti i FC Shkupit, Kristijan Stojkoski në minutën e 65-të.

Mysafirët golin e epërsisë e kishin shënuar në minutën e 25-të me anë të Borislav Nikollov.

Futbollistët e Akademia Pandev gjatë ditës së nesërme do të pushojnë, ndërsa me 25 janar do të udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë, aty ku deri më datë 7 shkurt do të zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që starton me 17 shkurt.

Leave a Reply