Ndërpritet ndeshja Shkëndija – Grashopers (VIDEO)

Ndeshja miqësore midis Shkëndijës dhe Grashopersit të Zvicrës nuk e ka pritur fundin e saj, njofton ‘infOSport.mk’.

Kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 36-të shkaku i shiut të rrëmbyeshëm, erës së fortë dhe vetëtimës, me ç’rast arbitri kryesor vendosi që me shpejtësi futbollistët të braktisin fushën dhe të vendosen në dhomat e xhveshjes.

Mbetet të shihet nëse e njëjta do të zhvillohet sot, apo gjatë ditës së nesërme, pasi gjithçka do varet edhe nga kushtet klimatike.

Ndryshe Shkëndija falë golave të shënuar nga Samir Fazli që në sekondën e 27-të të takimit dhe super golit të Izair Eminit në minutën e 19-të avansonte me rezultatin 2:0.

Ndërpritet ndeshja Shkëndija – Grashopers

Ndërpritet ndeshja Shkëndija – Grashopers, shkaku i shiut të rrëmbyeshëm, erës së fortë dhe vetëtimës

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 24 януари 2019 г.

Leave a Reply