Romela Begaj merr një dënim të rëndë nga Federata Botërore e Peshëngritjes

Kampionia shqiptare në peshëngritje, Romela Begaj është dënuar sërish nga Federata Botërore e peshëngritjes, pasi janë gjetur substanca dopingu në sistemin e saj. Peshëngritësja kuqezi është dënuar dhe më parë për përdorim dopingu dhe si pasojë, ky dënim i përsëritur është shumë më i rëndë se ai i pari.

Sipas një dokumenti i cili është siguruar nga “TopChannel”, Begaj është dënuar plot 8 vite nga aktivitet sportive. Duke marrë parasysh moshën e sportistes kuqezi (33-vjeçe), karriera e saj mund të konsiderohet e përfunduar.

Vendimi i Federatës Botërore të peshëngritjes:

“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”.

Mbrojtja e sportistes Romela Begaj:

“Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”.

Leave a Reply