Gobleni transferon sulmuesin shkupjan, Miftari

Gobleni vazhdon me përforcimin e rradhëve të veta në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra kumanovare gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shkupjan, Orhan Miftari, i cili së fundmi ishte pjesë e Dardania Llozanës, mirëpo që nuk arriti ti tregojë aftësitë e tij për shkak të një lëndimi që kishte pësuar.

Ndryshe bëhet fjalë për një sulmues 24-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Kosovë me skuadrën e Vllaznisë së Pozheranit, ndërsa në futbollin vendor ka qenë pjesë edhe e Makedonija GJ.P.

Miftari me Goblenin ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Goblenit, pas Fatih Jusufit, Visar Aliut dhe Liridon Ramadanit.

Leave a Reply