FC Shkupi me tre mungesa ndaj Pobedës

Skuadra e FC Shkupit në ndeshjen e sotme kundër Pobedës nuk do të mund të llogarisë në 3 futbollistë, përfshirë këtu edhe fantazistin Besar Iseni, njofton “infOSport.mk”.

Përveç tij shkaku i problemeve me vizën e punës do të mungojë përsëri Maharafa Tandina, ndërsa do të mungojë edhe Basilio Ndong, i cili ende nuk është riaftësuar plotësisht.

Ndeshja FC Shkupi – Pobeda zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply