Napoli kompleton dy transferime, që të dy portierë për sezonin e ardhshëm

Napoli i Karlo Ançelotit ka kompletuar dy transferime për sezonin e ri. Skuadra “napolitane” ka arritur edhe zyrtarisht marrëveshje me dyshen e Udinezes, Aleks Meret dhe Orestis Karnezis.

Të dy futbollistët ishin në huazim te “napolitanët” deri në fund të sezonit, ndërsa këta të fundit e arritën marrëveshjen permanente.

Aleks Meret dhe Orestis Karnezis u transferuan te Napoli për shumën e 40 milionë eurove.

Portierët do të prezantohen me fanella sot te Napoli, duke firmosur edhe kontratat e tyre të reja. 21-vjeçari Meret do të nënshkruar deri qershorin e vitit 2023-të, teksa 33- vjeçari Karnezis deri në qershorin e vitit 2021.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply