Luka Modriç merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e tij

Luka Modriç ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, pasi me shumë gjasa karrierën e tij do ta përfundojë te Reali i Madridit.

Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti kroat tashmë e ka vazhduar kontratën me “mbretërit”, pjesë e të cilëve është që nga gushti i vitit 2012-të.

Kontrata aktuale e mesfushorit kroat me kampionin në fuqi të Europës dhe Botës, do të skadonte në verën e vitit 2020-të, mirëpo me rinovimin edhe për dy vite tjera nënkuptohet se ai do ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Modriç aktualisht është 34 vjeç dhe mundësitë për t’u larguar pas përfundimit të kontratës së re me Realin janë shumë të vogla.

Leave a Reply