Futsal Shkupi nis ndeshjet e “play-off” me fitore, mund Astibon

Futsal Shkupi me fitore ka nisur ndeshjet e “play-off” në elitën e futsalit vendor, aty ku skuadra nga Çairi e nisi me 4 pikë epërsi ndaj rivalit për titull, Velesi, njofton “infOSport.mk”. Sonte “bardhekaltërit” e Zoran Lekiq mundën Astibon në ndeshjen e tyre të parë, nga gjithsej 3 që do ti zhvillojnë në këtë fazë.

2:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” në Seravë, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Ishte Ivan Sotirovski, ai i cili shënoi golin e parë për Futsal Shkupin, teksa rezultatin përfundimtarë e vendosi Bejtulla Jakupi me një eurogol.

Falë kësaj fitore Futsal Shkupi tashmë numëron 54 pikë, 7 më shumë se Velesi, që ndeshjen e saj të parë në kuadër të fazës “play-off” do ta zhvillojë me 2 mars kundër Zhelezarecit. Ndeshjen e rradhës Futsal Shkupi do ta zhvillojë kundër Velesit me 9 mars, sërish në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen e Seravës.

Leave a Reply