Umit Karan: Kemi lojtar me zemër të madhe, shpresojë të vazhdojmë kështu

Shkupi këtë të diele mori fitore të rëndësishme në Strumicë, duke fituar ndaj Akademia Pandevit me rezultat 2:0. Për Shkupin kjo ishte fitorja e dytë në pranverë nga tre ndeshje të zhvilluara, ndërsa nuk njeh disfatë në 8 ndeshjet e fundit.

“Fillimisht duhet të kesh besim, ndërsa unë kam besim tek lojtarët e mi, ndërsa edhe ata besojnë në vetveten. Nuk ishte lehtë aspak që të arrijmë në këtë pikë gjatë kësaj pjese të sezonit, por jam i kënaqur pasi që kam lojtarë me karakter të mirë dhe me zemër të madhe. E kishim parasysh se nuk do të jetë lehtë të fitosh kundër Akademija Pandevit, por ne si nja skuadër kompakte ndihmuam njëri tjetrin që na bënë të jemi një ekip si familje. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ndërsa për tri pikët e fituara dua të falënderoj të gjithë futbollistët e mi dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu. Respekt për të gjithë”, është shprehur pas ndeshjes trajneri i Shkupit, Umit Karan.

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat, pret në Çair kampionët në fuqi Shkëndijën e Tetovës.

Leave a Reply