Maqedonia U15 fitore dhe barazim ndaj moshatarëve të Polonisë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka zhvilluar dy miqësore luksi në Shkup me përfaqësuesen e Polonisë, duke regjistruar një fitore dhe një barazim, njofton “infOSport.mk”.  Të besuarit e trajnerit Dobrinko Ilievski në ndeshjen e parë kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1, duke iu falënderuar “dopietës” së Besart Guxhufit, ndërkohë në ndeshjen e dytë të zhvilluar gjatë ditës së djeshme ata barazuan pa gola, edhe pse ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë.

Guxhufi sërish ishte rreziku më i madh për portën e Polonisë, ndërsa në disa raste shumë seriozisht u kanod edhe Dashmir Elezi, mirëpo pa arritur dot që të shënojnë golin e fitores.

FORMACIONI I MAQEDONIA U15: Vasko Vasilev, Mirçe Stoilov, Marko Ristov, Blend Zeqiri, Enis Buçi, Matej Angelov, Almir Oda, Matej Gjorgiev, Georg Stojanovski, Dashmir Elezi, Besart Guxhufi.
Luajtën edhe: Stefan Tasev, Igor Janevski, Maksim Milloshevski, Donart Ibraimi, Marko Trenevski, Biktor Bonevski, Mite Mitev, Mihail Talevski, Memetriza Hamza.
Seleksionues: Dobrinko Ilievski

Leave a Reply