Azizi: Besojmë në kualitetet tona, ndaj Renovës të iu rikthehemi rezultateve pozitive

Shkupi nesër do të luaj në transfertë përballë Renovës në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Nga tabori “bardhekaltër” besojnë të ndalin serinë negative me tre humbje radhazi dhe me pak më shumë fat sportiv të nxjerrin rezultat pozitiv nesër ndaj Renovës.

“Pas disa rezultateve ku na ka munguar fati, jemi të bindur të gjithë se kjo është vetëm një fazë që do të kalojë shpejt. Ne besojmë në grupin tonë dhe në kualitetet tona për tu rikthyer në formën që kemi qenë. Tani na pret një ndeshje e vështirë në Tetovë kundër Renovës, mirëpo jemi të gatshëm për ta dhënë maksimumin në fushë që të marrim një rezultat pozitiv për të rikthyer kënaqësinë në klub dhe tek tifozët tanë”, ka thënë portieri i FC Shkupit, Enes Azizi.

Ndeshja ndërmjet Renovës dhe Shkupit do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 15:30.

Leave a Reply