Sileksi nuk shënon plotë 295 minuta

Sileksi plotë 295 minuta nuk ka shënuar gol, teksa në 3 ndeshjet e fundit ka pësuar po aq disfata, me një gol-averazh 0:6, njofton “infOSport.mk”.

Disfatën më të thellë skuadra nga Kratova e pësoi pikërisht në stadiumin e saj, mirëpo nga një Shkëndijë shumë superiore, ndërsa gjithashtu u mund 2:0 nga Akademia Pandev dhe së fundmi nga Vardari 1:0. Pra 3 humbje me tre skuadrat e para në tabelë, e që realisht priteshe një epilog i tillë, ndërsa sot me Makedonija GJ.P, të gjithë nga tabori i skuadrës nga Kratova presin që kjo seri të ndërpritet dhe të arkëtojnë 3 pikët e plota, që janë shumë të rëndësishme për ta.

Golin e fundit Sileksi e kishte realizuar në ndeshjen e javës së 22-të kundër Pobedës, kur Darko Aleksovski kishte shënuar nga pika e bardhë në minutën e 65-të.

SILEKSI SKUADRA ME MË PAK GOLA TË SHËNUAR

Sileksi njihet si skuadra me më pak gola të shënuar pas 25 javëve në Ligën e Parë. Skuadra nga Kratova ka shënuar vetëm 16 gola, apo 0.64 gola për ndeshje, teksa ka pranuar plotë 31.  Sileksi 9 gola nga gjithsej 16 që ka shënuar këtë edicion në kampionat, i ka shënuar në 30 minutat e fundit, edhe atë 5 në intervalin kohore prej minutës 60-75’ dhe 4 nga minuta 75-90’.

Leave a Reply