Valon Behrami lëndohet, rrezikon ta mbyll sezonin para kohe!

Mbrëmë, gjatë ndeshjes Milan-Udinese, Valon Behrami u detyrua të dilte para kohe nga fusha, madje me barrelë, për shkak të një dëmtimit të rëndë. Deri në ato momente ai ishte ndër më të mirët në fushë për ekipin friulan.

Kapiteni i Udineses pati probleme serioze me kaviljen e djathtë, pas një përplasjeje me milanistin Paqueta.

Ende nuk është saktësuar shkalla e dëmtimit, por gjatë ditës së sotme do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara mjekësore.

Trajneri kroat, Igor Tudor, në përfundim të takimit shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të futbollistit me origjinë nga Kosova.

Ekziston frika se mund të ketë frakturë, çka do ta detyronte Behramin të qëndronte për një kohë të gjatë jashtë, praktikisht duke e mbyllur sezonin.

Leave a Reply