Vjen vlerësimi i rradhës për Rashicën në Bundesligë

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica është një ndër futbollistët më në formë në Europë përsa u përket  ndeshjeve të zhvilluara gjatë vitit 2019-të.

Futbollisti nga Vushtrria e Kosovës është shndërruar në një ndër futbollistët kyç te Verder Bremeni, për të cilën skuadër megjithatë nuk arriti të shënojë fundjavën që lamë pas.

Megjithatë  22-vjeçari kreu një punë të mirë duke ndihmuar ekipin për të shënuar fitore 2:1 ndaj Frajburgut të Amir Abrashit. Rashica asistoi në golin e parë të Klasen në minutën e 76-të, ndërsa gjithashtu spikati me volumin e madh që krijoi gjatë gjithë ndeshjes.

Paraqitja e mirë e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës është vlerësuar edhe nga kompania e njohur për të dhëna statistikore “Whoscored”, që e ka vlerësuar Rashicën me notën 8.26.

Ky vlerësim e  vë Rashicën në formacionin e javës përkrah emrave si Tomas Myler, Kingsli Koman dhe Serzh Gnabri të Bajernit të Munihut, aktualisht skuadrës kryesuese në Bundesligë. Ndërkohë Verder Bremeni i Rashicës pas 29 xhirove ndodhet në pozitën e 7-të, me gjasa reale për të kapur një vend për në Liga Europa.

Leave a Reply