Shkupjani Jasir Asani shpallet më i miri i muajit mars në Superligën shqiptare

Futbollisti shkupjan, Jasir Asani, që mbron ngjyrat e skuadrës kryesuese në Superligën shqiptare, Partizanit, është shpallur futbollisti më i mirë për muajin mars. Ai këtë çmim e morri nga nga shoqata “Sporti na bashkon”, ndërsa gjatë këtij muaji Partizani kishte fituar Teutën 3:0, teksa kishte barazuar ndaj Tiranës (0:0) dhe Kukësit (1:1), ndaj së cilës skuadër kishte shënuar edhe golin e barazimit.

Ndryshe Asani këtë edicion me Partizanin në 27 ndeshje të zhvilluara numëron 7 gola dhe 5 asiste, duke u shndërruar në një ndër futbollistët më meritorë, që skuadra nga kryeqendra shqiptare aktualisht kryeson renditjen në Superligën shqiptare.

Pas 29 xhirove Partizani i Jasir Asanit numëron  60 pikë, 12 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, duke qenë shumë afër titullit kampion, që tashmë i mungon plotë 26 vite. Për herë të fundit Partizani ishte shpallur kampion në sezonin 1992-93.

Leave a Reply