Gostivari dhe Vëllazërimi ndahen me barazim, fiton Korabi

Ndeshja e javës së 22-të midis Gostivarit dhe Vëllazërimit të Kërçovës, njëherit e fundit e edicionit 2018/2019 në Ligën e Dytë – Perëndim është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet paraprake të Gostivarit, sot skuadra e trajnerit Menga nuk arriti që të marrë fitore, që do ishte me shumë peshë, pasi do vazhdonte të shpresonte fuqishëm për atë pozitën e dytë në renditje, që aktualisht që mbahet nga Labunishti.

Këta të fundit shënuan fitore minimale 1:0 në transfertën e vështirë në Tetovë ndaj Teteksit, duke iu falur golit të Bojan Spirkoskit.

Korabi falë golave të shënuar nga Ujkan Muça (26’) dhe Edin Mersovski (60’), mundi Goblen Juniorin në transfertë, ndërsa me po të njëjtin rezultat 2:0, Pelisteri në Manastir mundi Skopjen.

Rikujtojmë dje Struga Trim Lum si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Genç Kalemlerin, duke vazhduar të udhëheq vallën në Konferencën e Perëndimit, transmeton ”infOSport.mk”.

Struga Trim Lum pas 22 xhirove numëron 46 pikë, 8 pikë më shumë se Labunishti i vendit të dytë, ndërkohë Pelisteri me 33 pikë renditet në pozitën e 3-të, duke lënë pas vetes Gostivarin me 32 pikë.

LDFM – Perëndim, Java 22

Gostivari 1:1 Vëllazërimi
Goblen Junior 0:2 Korabi
Teteksi 0:1 Labunishta
Pelisteri 2:0 Skopje
E premte:
Genç Kalemler

0:1

Struga Trim Lum

 

Leave a Reply