Opinioni i trajnerit Osmani pas triumfit ndaj Makedonija GJ.P

Shkëndija kthehet të fitojë bindshëm, duke mundur 4:2 Makedonija Gj.P.. Dy gola të Radeskit, realizimet e Imerit dhe Musliut, si dhe disa intervenime bravuroze të portierit Bekim Rexhepi ishin pikat kyçe të fitores së 20-të sezonale të kuqezinjëve. Ky epilog ka lënë të kënaqur shefin e stafit teknik Qatip Osmani, që gjithsesi kritikon skuadrën për disa momente të panevojshme lëshimi në rastet kur krijohet epërsi bindëse.

“Një pjesë e parë cilësore në të cilën shënuam tre gola dhe humbëm edhe mundësi të tjera shënimi. Pjesa e dytë më e dobët, e përsëris shpesh këtë se na ndodh që pasi krijojmë epërsi bindëse skuadra pëson një rënie. Gjithsesi për ne me rëndësi ishte të fitojmë dhe të ruajmë diferecën, ndërsa lëshimet do të punojmë t’i menjanojmë gjatë seancave stërvitore megjithëse në gjithë këtë shfaqeje negative e mira është se ndodh vetëm kur kemi epërsi bindëse. Por loja luhet 90-të minuta dhe ne so skuadër serioze duhet të kemi koncentrim gjatë gjithë ndeshjes”, – deklaroi trajneri Qatip Osmani pas ndeshjes me Makedonija Gj.P..

Paraqitja bindëse në pjesën e parë dhe epërsia 3:0 stafit teknik i mundësoi që në të dytën të inkuadrojë në lojë lojtarë që në ndeshjet paraprake nuk kanë gjetur hapsira të mjaftueshme për të luajtur, ndërsa kjo praksë duket se do të vazhdojë edhe në takimet e rradhës deri në mbyllje të kampionatit.

“Realisht lojtarët që sot hynë si zëvendësim kanë patur pak minutazh dhe në lojat e ardhshme do të mundohemi që t’u japim shansë edhe lojtarëve tjerë që nuk kemi mundur t’i aktivizojmë deri tani. Të shpresojmë që sa më shpejtë të mbyllim çështjen e titullit edhe pse kemi folur me lojtarët që deri në fund do të mundohemi të jemi serioz në secilin takim”, – përfundoi trajneri Osmani. (kfshkendija)

Leave a Reply