FC Shkupi mund të mbetet pa trajnerin, Umit Karan!?

Skuadra e FC Shkupit mund të mbetet pa trajnerin Umit Karan, pasi që sipas mediave në Bosnje e Hercegovinë, trajneri aktual i skuadrës nga Çairi është dënuar me 20 muaj burg, për shkak të një shqetësimi seksual.

Edhe pse trajneri Karan ka theksuar shumë herë se ndjehet i pafajshëm, gjyqi ka vendosur se duhet të vuajë dënimin pas grilave.

Ndërkohë mediat turke shkruajnë se fillimisht Karan është liruar nga gjyqi lokal, mirëpo prokuroria ka kërkuar “drejtësinë” në instanca më të larta, të cilat e kanë dënuar trajnerin Karan me një vit e 8 muaj.

Unë i kam shërbyer vendit timë. Askujt si kam bërë keq,” ka thënë mes tjerash Karan në gjyq.

Akuzat janë për një incident që ka ndodhur në vitin 2015.

Leave a Reply