Skandal në Beograd, në mes të ditës kërcënojnë me pistoletë menaxherin e Armando Sadikut

Skandal në Beograd, ku është kërcënuar në mes të ditës me armë një nga figurat me të njohura të futbollit serb, menaxheri Nikola Damjanac.

Ky i fundit, bashkë me Fali Ramadanin, menaxhojnë kompaninë LIAN Sports, e cila përveç emrave të njohur si Pjaniç, Joviç, Kulibali, Under, Kostiç, Rukavina, Veljkoviç, Gaçinoviç apo Rebiç, menaxhon edhe futbollistët shqiptarë, si Armando Sadiku, Valon Behrami dhe Mërgim Bajrami.

Damjanac ishte në një restorant në Beograd bashkë me familjen e tij kur një person i është kundërvënë djalit të tij, Aleksa.

Personi fillimisht kaloi pranë tavolinës së tyre dhe më pas u kthye dhe e qëlloi me shpullë 20-vjeçarin, Aleksa Damjanac.

Një tjetër person goditi me grusht menaxherin, ndërsa ai që nisi sherrin nxori një pistoletë në mes të lokalit dhe e mbushi, duke u bërë gati të qëllonte. Vetëm ndërhyrja e shoqëruesve të tij shmangën tragjedinë dhe ai u largua, ndërsa po kërkohen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë. që ndodhi të dielën.

Sipas mediave serbe, Damjanac ka marrë edhe më parë kërcënime nga persona të ndryshëm, të cilët e kanë kërcënuar që të mos vazhdojë më të jetojë në Serbi, si dhe të shkëpusë marrëdhëniet që ka me lojtarë të caktuar serbë. (vipsport.al)

Leave a Reply