Akademia Pandev pa probleme mund Pobedën, Europa bëhet realitet (VIDEO)

Akademia Pandev ka shënuar edhe fitoren e tretë identike 3:1 ndaj Pobedës gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror, duke pasur parasysh se këto dy skuadra gjatë këtij viti luajtën dy ndeshje edhe në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Akademia Pandve arsyetoi epitetin e skuadrës favorite edhe sot përballë Pobedës, ndaj së cilës skuadër fitoren e siguroi vetëm në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin e fillimit.

Duheshe të kalojnë më shumë se një orë lojë dhe një gol i anuluar i vendasve të Pobedës, që Akademia Pandev të kalojë në avantazh përmes golashënuesit të saj më të mirë, Lupçe Doriev.

Akademia Pandev avanson ndaj Pobedës

Akademia Pandev avanson ndaj PobedësNDESHJE E MBETUR E JAVËS SË 24-TË NË LPFMPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 0:1(L. Doriev 64')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 април 2019 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 64-të, kur pas disa kombinimeve të mira në zonën kundërshtare, Stojkoski mjaft mirë shërbeu brenda 5-metërshit kapitenin e tij, që nuk e kishte të vështirë të shënonte në rrjetën e zbrazët.

Goli i dytë erdhi në minutën e 71-të, dhe ai ishte pjesë e rezervistit Aleksandar Mishov, i cili mjaft mirë u shërbye nga ana e bashkëlojtarit të tij Atanaskoski.

Akademia Pandev dyfishon rezultatin ndaj Pobedës

Akademia Pandev dyfishon rezultatin ndaj PobedësPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 0:2(A. Mishov 71')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 април 2019 г.

Pas një gabimi të Kristijan Stojkoskit në gjysmëfushën e skuadrës së tij, Pobeda shënoi në minutën e 74-të golin e parë dhe të vetmin në këtë takim me anë të sulmuesit Makota, që përfitoi nga një devijim i portierit Çubrakoviç.

Pobeda ngushton rezultatin ndaj Akademia Pandev

Pobeda ngushton rezultatin ndaj Akademia PandevPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 1:2 (Y. Makota 74')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 април 2019 г.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi 6 minuta para fundit Akademia Pandev përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi rezervisti Aco Stojkov.

Stojkov vulosi fitoren e Akademia Pandev ndaj Pobedës

Stojkov vulosi fitoren e Akademia Pandev ndaj PobedësPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 1:3(A. Stojkov 84')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 април 2019 г.

Me këtë fitore Akademia Pandev përforcon pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit, duke qenë shumë afër realizimit të ëndërrës për të siguruar një vend në Liga Europa, pavarësisht se çfarë rezultati do të arrinte në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë kundër Makedonija GJ.P, transmeton “infOSport.mk”.

Akademia Pandev në 31 ndeshje ka tubuar 53 pikë, 11 më shumë se skuadra e katërt në renditje FC Shkupi, teksa Pobeda mbetet e ngujuar në pozitën e fundit dhe me shumë gjasa sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

 

Leave a Reply