Ndodh çmenduria e rradhës në Ligën e Kampionëve! Totenhami falë Mouras në frymën e fundit eliminon Ajaksin (VIDEO)

Pas përmbysjes së madhe të Liverpullit mbrëmë në ndeshjen ndaj Barcelonës, sonte ka ndodhur çmenduria e rradhës në Ligën e Kampionëve. Totenhami arriti që të kualifikohet në finalen e madhe, falë një goli të shënuar në sekondën e fundit të kohës shtesë prej 5 minutash, edhe pse gjatë 45 minutave të para ishte në disavantazh prej 2 golave, njofton “infOSport.mk”.

Ajaksi falë golave të shënuar nga De Ligt (5’) dhe Zijeç (35’) në pushim shkoi me një epërsi komode, ndërsa kur të gjithë prisnin që djemtë e Ten Hag të administrojnë lojën dhe të sigurojnë një vend për në finalen e madhe, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi te Totenhami Lukas Moura ishte shumë i disponuar për lojë, duke bërë ndeshjen e tij të karrierës.


GOLAT NGA NDESHJA AJAKS – TOTENHAM, NDIQNI KËTU.


Braziliani shënoi që të tre golat për “spërsat” në këtë ndeshje, duke i dhënë një nokaut të rëndë skuadrës më të parapëlqyer këtë edicion në Ligën e Kampionëve, që më herët eliminoi dy skuadrat e mëdha favorite Real Madridin dhe Juventusin.

Totenhami në finalen e madhe do të përballet me Liverpullin, ashtu që me 1 qershor në “Vanda Metropolitano” do të shohim një finale angleze. Për herë të fundit një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2008, kur në stadiumin Luzhniki të Moskës, Mançester Junajtedi kishte mundur Çelzin përmes penaltive.

Leave a Reply