Ndeshje infarkt me kthesa dhe 5 gola të shënuar zhvilluan Bellasica dhe Renova (VIDEO)

Një ndeshje infarkt me 5 gola të shënuar dhe kthesë të rezultatit kanë zhvilluar Bellasica dhe Renova sot në Strumicë, në stadiumin “Mladost”, aty ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Nuk munguan as polemikat mes futbollistëve, grindjet, madje edhe kartonët, përfshirë këtu edhe të kuqin e Ermedin Adem në çastet e fundit të takimit.

Ishte Bellasica që avansoi e para në këtë ndeshje me anë të Mirçevskit në minutën e 19-të. Ky gol ishte valid deri në minutën e 43-të, kur në skenë te Renova doli Argjent Gafuri, që shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa të parët që shënuan në pjesën e dytë ishin mysafirët nga Tetova, që me anë të Florian Kadriut (60’), për herë të parë avansuan në këtë ndeshje.

Pasojë një luftë e madhe në mesfushë, me Bellasicën që kërkonte golin e barazimit, e që ju erdhi dhuratë nga ana e portierit Djuriç, i cili thjesht i mundësoi futbollistit vendas që nga një kënd i vdekur të shënojë golin e barazimit.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 86-të, ndërsa pas një aksioni të gjatë në minutën e parë shtesë të takimt, Pepi Georgiev me një goditje të fortë nga brendia e zonës arriti që të shënojë edhe golin e tretë dhe të fitores për Bellasicën, transmeton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e 6-të me rradhë, në të cilën Bellasica nuk dinë për disfatë, ndërsa fitorja e sotme shton dukshëm gjasat e tyre për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Pas 33 xhirove Bellasica numëron 37 pikë, një më pak se Sileksi i vendit të 8-të, ndërkohë Renova me 42 pikë mbetet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply