Fisnik Nuhiu flet për herë të fundit si futbollistë: Ndeshja kundër Shkëndijës më e rëndësishmja

Fisnik Nuhiu sot në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/2019, që Renova e tij do e zhvillojë kundër Shkëndijës, do ti jap lamtumirën futbollit aktiv. Pikërisht ky fakt ka bërë që “infOSport.mk” të kontaktoj kapitenin e Renovës, për të marrë njëherit edhe prononcimin e tij të fundit në petkun e futbollistit.

“Ndeshja meë e rëndësishme e kampionatit. Na duhen patjetër pikët, që ti ikim balotazhit. E dimë se Shkëndija do të luaj me formacion të kombinuar, por ata lojtarë që do të luajnë e dimë se janë shumë kualitativ dhe neve nuk duhet në asnjë mënyrë të lirohemi, por përkundrazi të futemi në këtë ndeshje me shumë  motiv dhe me shumë disciplinë, që në fund të arrijmë atë rezultatin e dëshiruar” – tha enkas për “infOSport.mk”, Fisnik Nuhiu.

Nuhiu pjesë e Renovës është për 14 vite e gjysmë, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale në futbollin vendor, që kishte nisur në vitin 2000, i njëjti ka të zhvilluara mbi 500 ndeshje, duke u shndërruar në një ikonë e futbollit elitarë, që shumë e shumë gjeneratë do e mbajnë mend si kapitenin legjendarë të Renovës, që sot edhe përfundimisht do të përshëndetet me publikun tetovarë.

Që lamtumira e tij të jetë më kuptimplotë, fati deshi që ai ndeshjen e fundit në karrierën e tij ta zhvillojë pikërisht ndaj Shkëndijës, te e cila skuadër kishte nisur hapat e parë si futbollistë. Kombinim i bukur ky për një fund të bukur të kapitenit Fisnik Nuhiu. Lamtumirë legjendë….

Leave a Reply