Mësoni emrat e kundërshtarëve të skuadrave nga Shqipëria në Liga Europa

Emrat e kundërshtarëve të tyre në eliminatoret e Liga Europa i kanë mësuar edhe tre skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë, Kukësi, Teuta dhe LaçI, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse realisht pritej një kundërshtarë më i lehtë për Kukësin, duke pasur parasysh se ndodhej në grupin e skuadrave bartëse, goglat përballë skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë vendosën Debrecenin hungarez. Ndeshjen e parë kuksianët do ta zhvillojnë në transfertë me 11 korrik, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet një javë më vonë në tokën shqiptare.

Skuadra e Teutës për kundërshtarë në fazën e parë eliminatore do të ketë Ventspilsin, tashmë ish skuadrën e Mexhit Nezirit, që gjatë ditës së djeshme iu bashkua skuadrës së Shkëndijës.

Një kundërshtarë të vështirë peshkoi edhe Laçi, derisa për kundërshtarë morrën izraelitët e Hapoel Ber Sheva, transmeton “infOSport.mk”.

Kjo skuadër viteve të fundit ka shënuar një progres shumë të madh, teksa në vitet e fundit ku ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Europës duke turpëruar pak vite më parë edhe Interin.

Leave a Reply