Borçe Manevski largohet nga Ballkani

Borçe Manevski edhe zyrtarisht është një futbollistë i lirë. Sulmuesi me origjinë nga Manastiri në këtë mënyrë i dha fund qëndrimit 1-vjeçar te skuadra nga Theranda, që edicionin 2018/2019 në Superligën e Kosovës e mbylli në pozitën e 8-të me 43 pikë, njofton “infOSport.mk”.

“Kisha një sezon shumë të mirë në Kosovë. Tashmë pres ndonjë ofertë të re nga Kosova, por nuk përjashtojë mundësinë që të rikthehem edhe në futbollin në Maqedoni. Mirëpo mund të them se me këtë nuk merrem unë, merret menaxheri im nga Kosova, i cili do të vendos me siguri për opcionin më të mirë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Borçe Manevski, i cili me fanellën e Ballkanit sezonin e fundit regjistroi 17 ndeshje dhe 5 gola.

Manevski ka një karrierë shumë të bujshme futbollistike, duke luajtur edhe në shumë kampionate të huaja, si në Poloni, Serbi, Tajlandë dhe Maltë, ndërsa në Maqedoni ai ka luajtur me skuadrat më të mira si, Vardari, Rabotniçki, Pelisteri, Pobeda dhe Milano.

Leave a Reply