Ende asnjë shenjë nga futbollistja shqiptare Ismaili që u zhduk në liqenin e Komos!

Liqeni i Komos në Italia ka marrë një hije të rëndë pas zhdukjes në të të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili. 24-vjeçarja që aktivizohet me Jang Bojsin dhe me kombëtaren e Zvicrës, kishte shkuar me shoqen e saj dhe është hedhur nga varka në ujë, por nuk ka arritur të dalë më.

Në kërkim të saj janë vënë polumbarët dhe zjarrfikësit të cilët po kërkojnë trupin e futbollistes, megjithëse ende nuk ka asnjë shenjë. Kërkimet për trupin e futbollistes u ndërprenë gjatë natës për shkak të vështirësive që hasen si pasojë e errësirës, ndërkohë që ditën e sotme, kërkuesit kanë marrë edhe përforcime për të gjetur futbollisten.

Mediat italiane raportojnë se në liqen janë hedhur edhe robotë me kamera, të cilët mund të ndihmojnë në gjetjen e trupit të futbollistes. Robotë të tillë, u përdorën edhe pak muaj më parë kur u zhduk Emiliano Sala në Francë dhe ishin pikërisht robotët ato të cilët arritën të gjenin trupin e futbollistit argjentinas.

Leave a Reply