“Clubworldranking”: Shkëndija, Rabotniçki dhe Shkupi në mesin e 1000 klubeve më të mira në Botë, Vardari nuk figuron fare!

Në renditjen më të re të “Clubworldranking”, që përpilon listën e 1000 klubeve më të mira në Botë, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës figuron e 704-ta në Botë, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” nga Tetova kështu kanë bërë një lëvizje pozitive prej një pozite, për dallim nga renditja më e fundit. Nga skuadrat tjera nga Maqedonia në këtë listë figurojnë edhe Rabotniçki dhe FC Shkupi, ndërsa nuk bënë pjesë fare Vardari.

Rabotniçki ndodhet në vendin e 891-të, ndërkohë FC Shkupi që për të dytin vit me rradhë do të na prezantojë në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, pozicionohet në vendin e 939-të.

Leave a Reply