Plotë 6 futbollistë largohen nga Milani

Ignacio Abate, Rikardo Montolivo, Kristijan Zapata, Hoze Mauri, Andrea Bertolaçi dhe Tiemy Bakajoko, prej sot janë futbollistë të lirë dhe mund të gjejnë skuadrat e tyre të reja.

Abate është një ndër futbollistët me stazh më të madh te Milani. Mbrojtësi i krahut të djathtë pjesë e “rossonerëve” ishte që nga viti 2009, duke regjistruar mbi 300 ndeshje me fanellën “kuqezi”.

Një tjetër veteran që largohet nga “San Siro” është edhe Rikardo Montolivo, i cili që nga viti kaluar nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Milanin.

Një humbje e madhe do të jetë mesfushori Bakajoko, i cili te Milani luante si i huazuar, mirëpo pasi nuk deshi të vazhdojë bashkëpunimin, ai rikthehet në Çelzi.

Drejt largimit nga Milani janë edhe Rikardo Rodrigez, Ivan Striniq dhe Diego Laksal.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply