ZYRTARE, Milani bënë goditjen e parë në merkato, vjen nga Reali!

Milani ka bërë goditjen e parë në merkaton e kësaj vere. Drejtuesit “kuqezinjë” kanë përmbushur me sukses operacionin në Madrid, teksa transferuan mbrojtësin e majtë të Realit, Teo Hernandez.

Mbrojtësi 22-vjeçar pritet ditën e nesërme të kryejë vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve do të vijë edhe firma në kontratë.

Për momentin, ende nuk dihet sa vjeçare do të jetë kontrata që do të firmosë spanjolli, apo shifrat që do të përfitojë lojtari.

Ndërkohë, sa i përket madrilenëve, në arkat e “mbretërve” do të shkojnë 20 milionë euro, teksa mbrojtësi do të transferohet me titullin përfundimtar dhe jo me formulën e huazimit.

Transferimi i Teo Hernandez do ti hap rrugë largimit të zviceranit, Rikardo Rodrigez.

Leave a Reply