Ronaldo skuqet, me lot në sy braktis Mestaljën (VIDEO)

Kristiano Ronaldo sezonin e ri në Ligën e Kampionëve nuk e ka nisur mbarë me fanellën e Juventusit, pasi që në debutimin e tij kundër Valencias u ndëshkua me të kuq pas 29 minutave lojë.

Portugezi reagoi në mënyrë jo sportive pas një dueli që kishte pa top me Xhejson Muriljo, ndërsa arbitri kryesor Feliks Bryh pas konsultimit me ndihmësin e tij vendosi që të ndëshkojë me kartonë të kuq.

Mirëpo edhe përkundër epërsisë numerike në fushë, Valencia nuk arriti që të shënojë, teksa ishin mysafirët ata të cilët në minutën e 45-të me anë të Miralem Pjaniç mbyllën pjesën e parë me epërsi.

Leave a Reply