Etrit Berisha huzohet te Spali

Portieri shqiptar, Etrit Berisha është prezantuar sot te klubi i ri, Spal. Ka qenë vetë skuadra e Serisë ‘A’ që ka bërë njoftimin e transferimit të gardianit shqiptarë në radhët e tyre. Berisha te Spali ka kaluar në formë huazimi nga Atalanta me detyrimin e blerjes në fund.

Për 30 vjeçarin shqiptar kjo do të jetë aventura e tij e re në ligën më të fortë italiane të futbollit, pasi më herët ka qenë pjesë e Lacios dhe Atalantës.

 

Leave a Reply