Felipe zbarkon në Shkup, pritet prezantimi i brazilianit te Shkëndija

Huan Felipe ka ardhur nga Brazili për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Siç paralajmruam dy ditë më herët, braziliani ka arritur akordin me Shkëndijën dhe ka firmosur kontratën, ndërsa mungon vetëm zyrtarzimi dhe prezentimi i tij nga ana e kampionëve.

Felipe pritet të prezantohet sonte në orët vona ose maksimum deri nesër, pasi tetovarët të dielën nisen drejt Estonisë për ndeshjen me Nome Kaljun në kuadër të raundit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Felipe kompleton repartin e mesfushës te Shkëndija, duke qenë një ndihmes e madhe për tetovarët në garat Europiane, të cilët synojnë vetëm grupet.

 

Leave a Reply