Rabotniçki i nisi mbarë kontrollueset në Bansko të Bullgarisë

Rabotniçki i ka nisur me fitore kontrollueset në Bansko të Bullgarisë, teksa sot mundi ekipin izraelit të Hapoel Hasharon me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Autorë i golit të vetëm për “romantikët” ishte Mario Stankovski në minutën e 60-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e brazilianit, Jago.

Rikujtojmë kjo ishte fitorja e parë për Rabotniçkin e trajnerit Konstantin Vlaho në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, pasi kjo skuadër kishte pësuar dy disfata në vazhdimësi, ndaj Borecit (5:0) dhe Vardarit (1:0) si dhe një barazim 1:1 ndaj Bregallnicës.

Ndeshjen e rradhës Rabotniçki do ta zhvillojë me 24 korrik me fillim në ora 18:30 përballë skuadrës tjetër izraelite të Hapoel Ramat Gan.

Leave a Reply