Brenda 24 orëve Ferizaji prezanton 12 futbollistë, në mesin e tyre edhe Bardhin

Skuadra e Ferizajit ka qenë mjaft aktive në 24 orët e fundit, duke transferuar plotë 12 futbollistë të rinj, njofton “infOSport.mk”.

8 prej tyre, në mesin e të cilëve dhe dy futbollistët shkupjan, Bujamin Asani dhe Behar Bardhi, skuadra e Ferizajit i prezantoi gjatë ditës së djeshme, teksa sot drejtuesit e kësaj skuadre prezantuan edhe 4 futbollistë ganez.

Bëhet fjalë për Asamoah Samuel (mesfushor), Prince Kwabena Owsu (qendër-mbrojtës), Nupaya Alhassan (Qendër-mbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues).

 

Që të gjithë këta u prezantuan gjatë ditës së sotme, ndërsa dje përveç Asanit dhe vëllait të Enis Bardhit, Beharit, skuadra e Superligës së Kosvës, prezantoi edhe futbollistë si Taulant Dajaku, Përparim Livoreka, Filonit Shaqiri, Donat Kaçiu, Fatih Karahoda dhe Zgjim Mustafa.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, Ferizaji prezantoi edhe trajnerin e ri, Bekim Isufi, i cili do të mundohet që të nxjerr më të mirën nga këta futbollistë që premtojnë shumë.

Sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar nis këtë fundjavë, ndërsa skuadra e Ferizajit e nis me ndeshjen si mysafir kundër Dritës së Gjilanit, ish skuadrës së trajnerit Isufi, i cili në sezonin 2017/2018 ishte shpallur kampion i Kosovës.

Leave a Reply