Burhan Aliji vazhdon kontratën me Vëllazërimin

Burhan Aliji ka vendosur të vazhdojë kontratën me Vëllazërimin edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori kumanovar ishte një ndër futbollistët më të mirë te skuadra kërçovare, ndërsa drejtuesit e klubit me në krye presidentin Blerim Sadiku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin.

Aliji pjesë e Vëllazërimit është që nga janari i vitit 2018-të, ndërsa me të në skuadër drejtuesit e Vëllazërimit besojnë të kenë kryer punën më të madhe, pasi pa dyshim se Aliji pritet të jetë një lider i skuadrës edhe në sezonin e ri.

Aliji gjatë karrierës së tij ka zhvilluar më shumë se 70 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu ka eksperiencë edhe nga ndeshjet eliminatore të Liga Europa me Milanon, Teteksin dhe Shkëndijën.

Përveç këtyre tre klubeve të lartëpërmendura, Aliji gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellat e skuadrave të Bashkimit,  Dritës së Bogovinës, Gistivarit si dhe Lirisë së Prizenit në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply