FC Shkupi për nesër paralajmëroi konferencë për shtyp, preket çështja Umit Karan!

FC Shkupi gjatë ditës së sotme zhvilloi ndeshjen e javës së tretë të sezonit të ri kundër Renovës, ndaj së cilës skuadër ekipi “bardhekaltër” nga Çairi barazoi me shifrat 2:2. Dhe si duket do të jetë kjo ndeshja e fundit e strategut turk në krye të FC Shkupit, drejtimin e së cilës skuadër e morri fillimin e tetorit të vitit të kaluar.

Megjithatë për të konfirmuar një gjë të tillë do të duhet të presim ditën e nesërme, pasi Umit Karan për në ora 13:00 ka paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarë.

Karan nga autoritetet turke është dënuar me 20 muaj burg, për shkak të një shqetësimi seksual, gjë të cilën e ka mohuar vetë strategu aktual i FC Shkupit.

Akuzat janë për një incident që ka ndodhur në vitin 2015.

Leave a Reply