Shkëndija rikthehet në Tetovë, aty ku kërkon fitoren e parë sezonale

Sezoni i ri 2019/2020 nuk nisi mirë për kampionët e vendit të Shkëndijës, të cilët në dy xhirot e para në transfertë pësuan disfata minimale (1:0) ndaj Akademia Pandevit, gjegjësisht Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e sotme ndaj Makedonija GJ.P do të jetë e para në Tetovë, aty ku për herë të fundit “kuqezinjtë” luajtën për plotë 3 muaj më herët, më 19 maj, kur pas fitores 4:1 ndaj Akademia Pandevit festuan edhe titullin e tretë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Me formacion të kompletuar stafi teknik pritet të zgjedhë ekipin ideal të momentit që do të kërkojë fitoren e parë në kampionat, pasi në mesjavë kampionët “kuqezi” dhanë shenjat e para të rimëkëmbjes pas fitores 4:1 në transfertën kundër Gostivarit në kuadër të raundit të parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Makedonija GJ.P në stadiumin e qytetit në Tetovë starton në ora 17:00.

Leave a Reply