Struga Trim Lum-FC Shkupi, ndeshja që prodhoi më shumë kartonë të kuq se sa gola (VIDEO)

Struga Trim Lum dhe FC Shkupi janë ndarë në barazim 1:1 në ndeshjen e tyre të parë zyrtare, njofton “infOSport.mk”. Doli të jetë ky një takim shumë i luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ku si pasojë u treguan edhe 3 kartonë të kuq, dy prej të cilëve në të njëjtën kohë u ndanë gjatë pjesës së parë për Arben Tafen e Struga Trim Lum dhe Marin Jurina të FC Shkupit, për shkak lojës jo fer nga ana e të dyve.

Kësisoj në mungesë të golave u mbyll pjesa e parë, që nuk prodhoi edhe shumë raste shënimi, ndërsa në të dytën shikuesit patën mundësinë të shohin dy gola, nga një në secilën anë.

FC Shkupi kalon ne avantazh ndaj Struga Trim Lum

FC Shkupi kalon ne avantazh ndaj Struga Trim LumSTRUGA TRIM LUM – FC SHKUPI 0:1(Serzhinjo 64' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 31 август 2019 г.

Fillimisht në minutën e 62-të FC Shkupi përfitoi një penalti, kur Kasami ishte i pakujdesshëm në zonën e tij, me ç’rast arbitri tregoi në pikën e bardhë, nga e cila i saktë doli të jetë braziliani, Serzhinjo.

Përveç penaltisë së shkaktuar, Kasami u ndëshkua edhe me të kuq në këto momente, duke lënë skukadrën me vetëm 9 futbollistë në fushë, mirëpo kjo gjë nuk u pengoi atyre që në minutën e 72-të me anë të sapo inkuadruarit në lojë, Abdylhadi Jahja barazuan shifrat në 1:1.

Struga Trim Lum barazon rezultatin ndaj FC Shkupit

Struga Trim Lum barazon rezultatin ndaj FC Shkupit, i ndeshkon ish futbollisti i tyre, Abdyhadi Jahja. STRUGA TRIM LUM – FC SHKUPI 1:1(A. Jahja 72')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 31 август 2019 г.

Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë, me ç’rast në fund të dyja skuadrat duheshe të kënaqen me nga një pikë.

Struga Trim Lum me 7 pikë mban pozitën e katërt, ndërkohë FC Shkupi me 2 pikë më pak renditet e 5-ta në tabelë.

Leave a Reply