Shkëndija me Erhan Selimin kërkon fitoren e parë të sezonit

Shkëndija e Tetovës nesër do të përballet me Rabotniçkin në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Tetovarët pas shkarkimit të Qatip Osmanit në xhiron e fundit, tashmë do të udhëhiqen nga Erhan Selimi, me të cilin do të kërkojnë fitoren e parë në sezonin e ri garues 2019/20, pasi deri më tani kampionët ende nuk e kanë shijuar triumfin.

Erhan Selimi do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për të zgjedhur formacionin më ideal kundër ‘romantikëve’. Kuqezinjtë kanë bilanc të mirë kundrejt skuadrës nga Shkupi, pasi nuk njohin disfatë në 11 ndeshje me radhë.

Takimi Shkëndija-Rabotniçki do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 15:00./InfOSport.mk

Leave a Reply