Shkupi ndaj Sileksit pa Jurinën, por rikthehet Becko Iseni

FC Shkupi nesër në Çair pret Sileksin për ndeshjen e vlefshme në xhiron e 5-të në elitën e futbollit vendor. Bardheblutë në përballjen me skuadrën nga Kratova e nisin me trajnerin Bulent Akin që erdhi si zëvendësues i Umit Karanit.

Tekniku i ri në dispozicion nuk do të ketë sulmuesin dhe golashënuesin më të mirë të Shkupit në këtë fillim sezoni, Marin Jurinën, i cili është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni Disciplinor pranë FFM-së, ndërsa nuk do të mund të luajë edhe talenti i ri Xhemail Esati për shkak virozës.

Ndërkohë tifozët dhe publiku i Çairit mund të rrijë i qetë, pasi pas dy muajve pauzë, nesër do të rikthehet të luajë mesfushori i talentuar, Besar Iseni.

Ndeshja Shkupi-Sileksi zhvillohet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30./InfOSport.mk

Leave a Reply