Gostivari sipas planit ndaj Korabit

Gostivari ka regjistruar edhe fitoren e tretë në sezonin e ri futbollistik, teksa sot në terren vendas me rezultatin 2:0 mundi Korabin, njofton “infOSport.mk”.

Mysafirët nga Dibra ju bënë ballë sulmeve të skuadrës vendase mjaft mirë, deri në minutuën e 72-të, atëherë kur në skenë doli Burak Menga, që shënoi golin e parë në rrjetën e Mugni Opre.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve të Gostivarit, por jo edhe qetësi, të cilën e gjetën vetëm në minutën e 82-të, kur Sherif Rexhepi shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve nga Dibra.

Falë kësaj fitore tashmë Gostivari renditet në pozitën e 3-të me 9 pikë, po aq sa ka edhe Pelisteri i vendit të dytë, ndërkohë Korabi me 4 pikë mbetet në pozitën e 7-të.

Javën që vjen (21 shtator), Gostivari do të ketë testin edhe më të rëndë në këtë fillim sezoni, kur do të përballet me Pelisterin në Manastir.

Leave a Reply