Super ndeshje në Kërçovë, Adili më i shpejtë se fërshëllima e arbitrit

Një super ndeshje kanë zhvilluar sot në Kërçovë, Vëllazërimi vendas dhe skuadra e Vardarit nga Forina, njofton “infOSport.mk”. 3:2 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi në favor të skuadrës vendase, e cila avansoi vetëm pas 5 minutave lojë me anë të Ajradin Cuculit.

Elmir Aliji në minutën e 27-të shënoi golin e parë personal, duke barazuar shifrat në 1:1. Doli të jetë ky edhe rezultati i 45 minutave të para, ndërsa edhe në pjesën e dytë, të parët që shënuan ishin futbollistët kërçovarë, që kësaj rradhe avansuan me golin e Albulen Imerit në minutën e 59-të.

Nuk vonoi shumë dhe saktësisht 10 minuta më vonë, Elmir Aliji shënoi edhe golin e dytë personal, duke barazuar shifrat në 2:2, rezultat ky që megjithatë nuk doli të jetë edhe përfundimtarë, pasi në minutën e tretë shtesë të takimit, kur të gjithë prisnin që kjo ndeshje të mbyllet me barazim, sulmuesi Murat Adili arriti që edhe për herë të tretë në këtë përballje të mposht Ajet Abazin, transmeton “infOSport.mk”.

Për Vëllazërimin ishte kjo fitorja e dytë e këtij edicioni, pas asaj në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Ohrit si mysafir, me ç’rast skuadra kërçovare tashmë me 7 pikë të tubuara renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Vardar Forina mbetet në kuotën e 3 pikëve.

VELLAZERIMI VARDAR FORINA 3 – 2 AUTORE TE GOLAVE : HAJRADIN CUCULLI, ALBULEN IMERI DHE MURAT ADILI⚪🔵💪

Публикувахте от K.F. Vëllazërimi Kërçovë в Неделя, 15 септември 2019 г.

Leave a Reply