Valon Behrami nuk është më pjesë e Sionit!

Mesfushori shqiptar ka shkëputur kontratën me këtë skuadër, vetëm pas katër muajve të kaluara.

34-vjeçari iu bashkua klubit zviceran si një transferim i lirë nga skuadra italiane e  Udineses, por aventura e tij në Zvicër nuk shkoi në mënyrën më të mirë.

Mediat zvicerane kanë raportuar se deri tek shkëputja e kontratës ka ardhur pasi Behrami fillimisht ishte përjashtuar nga klubi.

Ndërkohë në një intervistë për televizionin zviceran “RSI”, Behrami ka thënë se kontratën e ka shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

Behrami e nisi mirë aventurën me Sionin, por më vonë nuk preferohej nga trajneri Henchoz dhe kjo e irritoi atë.

Tani lojtari do të shikojë mundësinë të largohet nga futbolli zviceran dhe në janar mund ta bëjë transferimin e radhës.

Për Behramin kjo ishte aventura më e shkurtër në karrierën e tij të bujshme, pasi ka luajtur për klube të njohura si Lacio, Fiorentina, Napoli, Uatford, Uest Ham, Hamburg, Verona dhe Xhenoa.

Leave a Reply