Ardian Nuhiu me Dritën e tij marrin kryesimin në Superligën e Kosovës

Drita e Ardian Nuhiut ka marrë kryesimin në elitën e futbollit kosovar, pasi të enjten në ndeshjen e javës së 8-të, si vendas mundi Vushtrrinë me rezultatin 5:1, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo njëherit fitorja më e thellë e këtij edicioni për skuadrën nga Gjilani, që tashmë ka një seri prej 7 ndeshjeve pa humbje (5 fitore, 2 barazime). Pikërisht kjo ecuri pozitive bëri që skuadra e strategut shkupjan të marrë kyesimin me 17 pikë, po aq sa kanë edhe Llapi dhe Ballkani në pozitat dy dhe 3.

Ndryshe më të merituar për fitoren e 5-të sezonale, ishin Betim Haxhimusa që shënoi dy gola, teksa nga një gol realizuan Xhevdet Shabani, Lukas Kardoso dhe Bujar Shabani. Golin e nderit për mysafirët në këtë përballje e realizoi Matheus.

Te Drita për gjatë 90-të minutave përballë Vushtrrisë luajtën vetëm dy lojtarë nga Maqedonia, Sedat Berisha dhe Darko Tofiloski, ndërkohë Izair Emini dhe Bunjamin Shabani, mbetën në bankinë. Për shkak të një lëndimi, Ardian Cuculi kishte mbetur jashtë 18-shes për këtë ndeshje.

Leave a Reply