Belgjika numëron deri në 9 ndaj San Marinos, Lukaku shkruan historinë (VIDEO)

Belgjika ishte e pamëshirshme ndaj modestëve të San Marinos, duke i mundur ata me rezultatin 9:0 në ndeshjen e vlefshme të grupit “I”, ku në 7 ndeshje kanë shënuar po aq fitore, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare me 21 pikë dhe një gol-averazh impresionues prej 28:1, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i ri i Interit, Romelo Lukaku realizoi 2 gola në këtë ndeshje, duek u bërë futbollisti i parë që ka shënuar 50 gola me fanellën e përfaqësueses belge.

Përveç tij në listën e golashënuesve për skuadrën e Roberto Martinez, u regjistruan edhe Çadli, Brolli (au.gol), Grandoni, Alderveireld,  Tielemans, Benteke, Versharen dhe Kastanje.

Leave a Reply